KRONIKËSTAR CHANNEL

Trupi i tij u gjet i pajetë në brigjet e Marbella-s, policia spanjolle nis verifikimet për ADN-në me familjarët e Miklovan Dakajt

Trupi i pajetë i Miklovan Dakajt u raportua se u gjet ditën e djeshme nga autoritetet në Marbella të Spanjës, ndërsa prej kohësh ai ishte shpallur i zhdukur dhe kërkohej nga familja e tij.

Mësohet se pas gjetjes së trupit, që besohet se i përket Dakajt, autaorietet spanjolle kanë nisur verifikimet për identifikimin e saktë të tij.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas asaj që ka raportuar gazetarja Klodiana Lala, policia spanjolle ka marrë ADN-në e vëllait dhe vajzës së Dakajt, me qëllim krahasimin e materialit genetik.

Dakaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe klanet ndërkombëtare.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Guardia Civile ka nisur një hetim në Marbella. Nuk ka pasur arrestime dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të gjetjes.

Bashkëpunimi me autoritetet shqiptare është i vazhdueshëm për të sqaruar situatën. Hetimi është duke vazhduar dhe autoritetet paralajmërojnë publikun të mos përhapë mesazhe ose informacione të pabazuara në lidhje me rastin”, thuhet në artikullin e “Costablancadaily” ditën e djeshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button