KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, tre persona dërgohen në spital

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier–Lushnje, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Vajkanit”. Ngjarja ka përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën me pasoja tragjike. Fillimisht u raportua për tre persona të lënduar, të cilët u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por mësohet se një prej tyre, një grua, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Forcat e policisë rrugore mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin e zonës dhe devijimin e qarkullimit, i cili për disa minuta u paralizua për shkak të grumbullimit të automjeteve në të dyja drejtimet. Aktualisht qarkullimi po zhvillohet me vështirësi, nën drejtimin e patrullave të policisë. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa po merren në pyetje dëshmitarë që ndodheshin pranë momentit të përplasjes.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Burime spitalore bëjnë me dije se dy të lënduarit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe po marrin trajtimin e nevojshëm, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore mbetet për t’u monitoruar. Identiteti i viktimës ende nuk është bërë publik, pasi autoritetet po ndjekin procedurat ligjore dhe njoftimin e familjarëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button