KRONIKËSTAR CHANNEL

Dosja e tenderave në Kolonjë: Kryebashkiaku Erion Isai kalon në statusin “i pandehur”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai.

Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, Erion Isai akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike, një vepër që lidhet me menaxhimin e burimeve publike në Bashkinë Kolonjë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kryebashkiaku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mëngjesin e 15 janarit 2025, por nuk pranoi të japë detaje për gazetarët në lidhje me arsyen e thirrjes së tij. Kur u pyet nga mediat, ai u shpreh shkurt: “Kur të dal, nuk e di”.

Më herët, më 30 maj 2023, Erion Isai është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm për një periudhë prej tre orësh. Tashmë, me vendimin e fundit të SPAK, ai kalon zyrtarisht në statusin e të pandehurit, çka nënkupton se hetimet kanë avancuar dhe pritet që çështja të shkojë drejt dërgimit në gjykatë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Çështja mbetet ende në hetim dhe nuk ka një reagim zyrtar nga vetë zoti Isai apo përfaqësues të Bashkisë Kolonjë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button