MJEKSIASTAR CHANNEL

Fluks i shtuar i grave dhe vajzave për mamografi në Spitalin Rajonal të Fierit

Spitali Rajonal i Fierit po përballet në këto ditë të para të tetorit me një fluks të shtuar të grave dhe vajzave që kryejnë mamografinë. Rritja e interesit vjen në kuadër të “Tetorit Roz”, muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Sipas mjekes onkologe Anisa Mone, pavarësisht fushatave ndërgjegjësuese që zhvillohen jo vetëm gjatë muajit tetor, por gjatë gjithë vitit, numri i pacienteve të diagnostikuara me kancer gjiri vazhdon të jetë në rritje.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”
Dr. Anisa Mone

“Ndër shkaqet kryesore që ndikojnë në shtimin e rasteve janë jeta sedentare, kequshqyerja, lindjet në moshë të madhe, mosushqyerja e fëmijëve me gji, faktorët gjenetikë dhe, më e rëndësishmja, neglizhimi për të kryer kontrollin në fazat fillestare”, – theksoi mjekja Mone.

Ajo shtoi se grupmosha më e prekur mbetet ajo 50-70 vjeç, por fatkeqësisht janë regjistruar raste edhe në moshat 40-vjeçare dhe, më rrallë, edhe më të reja. Po ashtu, janë evidentuar edhe tre raste me kancer gjiri tek meshkujt.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Mjekja onkologe thekson se përveç rritjes së rasteve me kancer gjiri, po vërehet edhe një shtim i të gjitha llojeve të sëmundjeve malinje. Një numër i vogël pacientësh fatkeqësisht nuk e ka fituar betejën me sëmundjen, pasi ajo është zbuluar në stade të avancuara.

Nga ana tjetër, Mone nënvizoi se prej katër vitesh në Spitalin Rajonal të Fierit ofrohet shërbimi i kimioterapisë, çka ka lehtësuar ndjeshëm trajtimin e pacientëve, të cilët më parë detyroheshin të udhëtonin drejt Tiranës për të marrë këtë shërbim.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Marsela Topi / Fieri Web

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button