KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në aksin Berat–Lushnjë, plagoset drejtuesi i kamionit
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Berat–Lushnjë, në afërsi të fshatit Barbullinjë.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një kamioni ka mbetur i plagosur pasi mjeti ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpërthimi i gomës së përparme gjatë lëvizjes, çka ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin e mjetit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.




