FUTBOLLKOMBËTARJASTAR CHANNEL
Finale e hershme për Shqipërinë, të gjitha biletat e shitura për ndeshjen me Andorrën

Të enjten më 13 nëntor, kombëtarja shqiptare e futbollit udhëton për të luajtur kundër Andorrës, në një ndeshje që nis në orën 20:45. Ky duel i parafundit në Grupin K të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 ka rëndësi të madhe, pasi vendos pjesëmarrjen në fazën play-off.
Interesi i tifozëve shqiptarë ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe të gjitha biletat janë shitur. Në stadium do të jenë 5 108 tifozë, me një pjesë të konsiderueshme shqiptarësh që kanë siguruar vendet në sektorin vendas. Kjo premton një atmosferë të zjarrtë dhe mbështetje të fuqishme për përfaqësuesen tonë.




