MJEKSIASTAR CHANNEL

Rikonstruksioni i parë i ligamentit PCL në një spital publik në Shqipëri, realizohet me sukses në Fier

Fier – Në Spitalin Memorial të Fierit është kryer me sukses rikonstruksioni i ligamentit cruciat posterior (PCL), duke shënuar ndërhyrjen e parë të këtij lloji në një spital publik në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Operacioni u realizua me teknikën artroskopike, një metodë moderne që ofron trajtim minimal invaziv dhe kohë më të shkurtër rikuperimi për pacientin. Ky sukses përfaqëson një hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve të shërbimeve ortopedike brenda sistemit publik shëndetësor.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ekipi mjekësor ishte ndërkombëtar, shqiptar–turk, dhe përbëhej nga kirurgët ortopedë Dr. Gökhan Sayer, Dr. Arsel Dizdari dhe Dr. Mehmet Ali Yayla. Procesi anesteziologjik u drejtua nga Dr. Edison Taraj, me mbështetjen e infermierit Renato Zeneli dhe teknikës së anestezisë Migena Danaj.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Spitali Memorial Fier thekson se ky sukses shënon një rritje të standardeve të trajtimeve kirurgjikale dhe zgjerim të gamës së ndërhyrjeve të specializuara që tani mund të kryhen në shërbimin publik.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button