KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në aksin Levan–Tepelenë, përplaset furgoni i FNSH me një automjet tjetër

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Levan–Tepelenë, në zonën e kthesës së Cakranit, ku është përplasur një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) me një automjet tjetër.
Si pasojë e përplasjes, disa efektivë të policisë kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Forca të shumta policie dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa pritet njoftim zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve dhe shkaqet e aksidentit.




