RAJONISTAR CHANNEL

Arratisje nga burgu i sigurisë së lartë në Itali/ Shqipëtari zhduket pa gjurmë, arratiset për herë të katërt

Një tjetër arratisje është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Opera, ku i dënuari shqiptar 41-vjeçar, Toma Taulant, është larguar nga qelia e tij pa lënë gjurmë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Alarmi u dha rreth orës 08:00 të mëngjesit të së dielës, gjatë kontrolleve rutinë, kur efektivët e policisë së burgjeve konstatuan mungesën e tij.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas të dhënave paraprake hetimore, i dënuari dyshohet se ka prerë hekurat e dritares, ka zbritur në oborrin e brendshëm dhe më pas ka kaluar murin perimetral të institucionit, duke u zhdukur brenda pak minutash. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të përcaktuar me saktësi mënyrën dhe kohën e arratisjes.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

41-vjeçari është i dënuar për grabitje, vjedhje dhe trafik droge, me afat vuajtjeje dënimi deri në vitin 2048. Ai njihet për precedentët e mëparshëm të arratisjeve, duke e bërë këtë rast episodin e katërt të largimit të tij nga sistemi penitenciar italian.

Reklama në FieriWeb

Sipas të dhënave, më parë ai:

  • Në vitin 2009 u arratis nga burgu i Ternit dhe u arrestua më pas në provincën e Pavias;
  • Në vitin 2013 u arratis nga burgu i Parmës dhe u kap në Belgjikë;
  • Pas rikthimit në qeli, tentoi sërish arratisjen, deri sa u arrestua përfundimisht në vitin 2015.

Njësitë e kërkimit janë vënë në gatishmëri si brenda institucionit, ashtu edhe në zonat përreth, ndërsa vijojnë kontrollet e shtuara për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Related Articles

Back to top button