AKTUALITETSTAR CHANNEL

Avioni i nisur nga Prishtina del nga pista në Stamboll, evakuohen pasagjerët

Një incident i frikshëm ka ndodhur këtë të dielë, më 7 dhjetor, në aeroportin Sabiha Gökçen të Stambollit, ku një avion i kompanisë AJet, i nisur nga Prishtina, ka dalë nga pista.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ambasada e Kosovës në Turqi ka konfirmuar se të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt dhe nuk ka raportime për persona të lënduar. Udhëtarët janë larguar nga aeroporti drejt destinacioneve të tyre pa ndonjë problem.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas njoftimit të Ambasadës, avioni që realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll, me numër TKJ76Q / VF102, pas prekjes së pistës ka devijuar nga rruga dhe është ndalur në skajin e pistës. Pasagjerët u evakuuan përmes shkallëve të jashtme, pa përdorur rrëshqitësit emergjentë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Si pasojë e këtij incidenti, disa avionë të tjerë u detyruan të kryejnë lëvizje rrethore, ndërsa autoritetet e aeroportit kanë njoftuar se pista do të mbetet e mbyllur deri në përfundimin e operacionit për largimin e avionit nga zona.

Reklama në FieriWeb

Ambasada e Kosovës në Turqi ka vënë në dispozicion kontaktet për qytetarët që kanë nevojë për ndihmë. Ndërkohë, ekipet e aeroportit vazhdojnë punën për ta siguruar largimin e avionit në mënyrë të sigurt dhe për të rifilluar fluturimet normale.

Related Articles

Back to top button