AKTUALITETSTAR CHANNEL

Kur shoqëria humb njerëzoren: një thirrje kundër indiferencës, dhunës dhe hipokrizisë

Nga: Çaku Tafa

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në më shumë se 20 vite në fushën e medias, kam parë shumë fytyra të kësaj shoqërie: dritë dhe errësirë, njerëzillëk dhe pamëshirë, shpresë dhe zhgënjim. Por një gjë më dhemb më shumë se çdo tjetër: humbja graduale e ndjenjës njerëzore. Ajo që dikur na dallonte, sot po shuhet me një shpejtësi të frikshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Dikur njeriu sakrifikonte për njeriun. Gëzohej me të mirën e tjetrit, e shihte si pjesë të vetes. Sot shoh sy që shmangen, jo sy që kërkojnë mirëkuptim; shoh gishta që gjykojnë, jo duar që ndihmojnë. Sikur një mjegull e zezë ka zbritur mbi shoqëri — një errësirë që përhapet dhe gërryen ngadalë çdo vlerë njerëzore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Marrëdhëniet tona janë shndërruar në fusha minash. Kolegë, të afërm, miq — për gjëra të vogla kthehemi kundër njëri-tjetrit. Hamë e pimë bashkë dhe, sapo largohet tjetri, mbushim ajrin me fjalë të këqija. Intriga, zili, thika pas shpine… një realitet i përditshëm, por i papranueshëm për një vend që dikur mburrej me besën dhe fisnikërinë.

Reklama në FieriWeb

Pastaj vijnë krimet: prindër të vrarë nga fëmijët, vëllezër që vrasin vëllezërit, të rinj që vrasin për një fjalë apo një shikim. Krime me pagesë, njerëz që ushqehen me tragjeditë e të tjerëve si hijena me fatkeqësinë. Një realitet që nuk përfaqëson shumicën, por që forcohet çdo ditë nga mosndëshkimi dhe mungesa e drejtësisë.

Dhe politikanët? Ata që duhej të ishin shembull përgjegjësie, prej vitesh ushqehen nga korrupsioni, ndërsa populli vazhdon t’i duartrokasë. Një shoqëri që lufton për hajdutin me kollare, ndërsa e vërteta dhe e drejta humbasin në zhurmë.

Ka momente kur më vjen të largohem nga ky vend — një vend i bekuar nga natyra, por i mallkuar nga qeveri që e kanë drejtuar me mendësi të sëmurë, brez pas brezi.

Më vjen keq për fëmijën tim. Për ëndrrat e tij të pastra kur më thotë se do të bëhet inxhinier, pilot, doktor. Dhe unë pyes veten: ku do t’i marrë këto dije? Në çfarë arsimi do të formohet? Në ato shkolla që mbyllen për mungesë nxënësish? Apo në ato ku dhuna është bërë gjuhë e përditshme? Ku 12-vjeçarët ecin me cigare në dorë e thikë në xhep? Në çfarë realiteti do të ndërtohet e ardhmja e tyre?

Mllefi im nuk lidhet me këtë vend, por me mënyrën se si është udhëhequr. Nga koha e Skënderbeut e deri te politikanët e sotëm, Shqipëria ende nuk është bërë ashtu siç duhet. Dhe pyetja lind vetvetiu: a do të bëhet ndonjëherë?

E megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, brenda nesh ka ende një fije shprese. Mjafton ta rizgjojmë. Mjafton të rikthejmë atë që kemi humbur prej kohësh: mendjen e kthjellët dhe zemrën njerëzore. Pa to, asnjë vend, asnjë shoqëri dhe asnjë e ardhme nuk mund të mbijetojë.

Gazetar, Çaku Tafa / fieriweb.com

Related Articles

Back to top button