KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident i autobusit me nxënës pranë Zvërnecit, shmanget tragjedia
Një autobus që transportonte nxënës shkolle është përmbysur në anë të rrugës që të çon drejt Manastirit të Zvërnecit, në një incident që fatmirësisht nuk ka sjellë të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, ngushtësia e rrugës ka bërë që drejtuesi i mjetit të mos ketë hapësirë të mjaftueshme për manovrim, duke bërë që autobusi të dalë jashtë karrexhatës. Mjeti ka përfunduar i anuar në anësore, por shtyllat prej betoni në zonë kanë ndaluar rrëshqitjen dhe përmbysjen e plotë të tij, duke shmangur një situatë më të rëndë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për hapjen e derës së autobusit dhe evakuimin e sigurt të nxënësve. Gjendja e tyre raportohet e mirë dhe pa pasoja në shëndet.




