KRONIKËSTAR CHANNEL

Operacioni “Fati i Lojërave” godet dy baza të lojërave të fatit në Kavajë, sekuestrohen 16 makineta

Policia e Shtetit ka vijuar operacionin kombëtar “Fati i Lojërave”, duke zbuluar këtë herë në Kavajë dy ambiente të përshtatura për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit me makineta.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Aksioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ndërsa shërbimet policore ndërhynë në dy ambiente të ndodhura në lagjen nr. 6 dhe lagjen nr. 1 të qytetit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithsej 16 makineta, të cilat shërbenin për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në kërkim janë shpallur dy shtetas:

Reklama në FieriWeb
  • K. C., 26 vjeç, pasi në ambientin e marrë me qira prej tij në lagjen nr. 6 u gjetën 5 makina lojërash fati.
  • K. Ç., 20 vjeç, pasi në ambientin e marrë me qira prej tij në lagjen nr. 1 u gjetën 11 makina lojërash fati.

Policia bën me dije se po vijon puna për kapjen e tyre, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button