KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në aksin e vjetër Fier–Vlorë, përplasen një BMW dhe një kamionçinë, një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin e vjetër Fier–Vlorë, në vendin e njohur si “Kthesa e Qarrit”.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “BMW” dhe një kamionçinë e ngarkuar me ushqim për bagëti. Si pasojë e përplasjes së fortë, është plagosur pasagjeri që udhëtonte në kamionçinë.

Reklama në FieriWeb - “”

I dëmtuari është transportuar me urgjencë nga autoambulanca drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit të mjeteve në këtë segment rrugor.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button