Dhu*uan brutalisht një të mitur në Fier, arrest me burg për 19-vjeçaren Leonela Lamaj, dy masa të tjera për bashkëpunëtoret

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masat e sigurisë për tre vajzat e përfshira në dhunimin e një të miture, ngjarje që u bë publike pas publikimit të një videoje që shkaktoi reagim të gjerë publik.
Me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, gjyqtari i gatshëm për çështjet e drejtësisë penale për të mitur vendosi:
- Arrest në burg për 19-vjeçaren Leonela Lamaj.
- Arrest në shtëpi për të miturën me iniciale K.G.
- Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik, pranë Institucionit të Posaçëm për të Mitur në Qendrën Spitalore të Burgjeve, për të miturën me iniciale M.R.
Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës së Fierit, masat e sigurisë janë ekzekutuar nga oficerët e Policisë Gjyqësore, ndërsa pritet zhvillimi i seancës së marrjes në pyetje të personave ndaj të cilëve janë caktuar masat, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale.
Autoritetet kanë bërë të ditur se do të vijojnë të informojnë publikun për zhvillimet e mëtejshme, duke respektuar interesin më të lartë të të miturve të përfshirë dhe sekretin hetimor.




