Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 persona të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë. Në përplasjen e fortë janë përfshirë dy automjete, një Range Rover dhe një Mercedes.
Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë transportuar me tre autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve jozyrtare, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja ka shkaktuar gjithashtu bllokim të qarkullimit, duke krijuar një varg të gjatë automjetesh në këtë segment rrugor.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.
FieriWeb do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm mbi këtë ngjarje.




