KRONIKËSTAR CHANNEL
Përleshje në sallën e GJKKO-së, rrihen të pandehurit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës

Një situatë e pazakontë është regjistruar këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Sipas informacioneve paraprake, gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore ka shpërthyer një konflikt fizik mes disa të pandehurve që ndodheshin në kafazin e xhamtë të sallës së gjyqit.
Burime bëjnë me dije se në përleshje janë përfshirë të pandehurit e akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Denis Dobrës. Ende nuk janë bërë të ditur emrat e personave të përfshirë në konflikt, ndërsa nuk dihen as shkaqet që çuan në përplasjen mes tyre.
Pritet që autoritetet të japin një reagim zyrtar dhe të sqarojnë rrethanat e ngjarjes, si dhe masat e marra pas incidentit të ndodhur brenda sallës së gjyqit.




