KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në det pranë Sazanit, personi plagoset nga helika e një skafi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme pranë ishullit të Sazanit, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se është dëmtuar në këmbë nga helika e një skafi, duke pësuar prerje të rënda.

Reklama në FieriWeb - “”

I plagosuri është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button