KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident i rëndë në Golem/ Motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 00:20 të 25 gushtit 2026, në Golem.
Sipas njoftimit të Policisë, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e viktimës tjetër.




