KRONIKËSTAR CHANNEL

V*au nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnjë

Lushnjë/Fier – Kapet rreth një orë pas ngjarjes autori i dyshuar i krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zhymë të Lushnjës, ku një 45-vjeçar dyshohet se vrau nënën e tij dhe plagosi rëndë babanë.

Sipas burimeve për Fieri Web, autori i dyshuar, Florion Dalladaku, është arrestuar në Fier, pranë Spitalit Memorial, teksa dyshohet se po tentonte të largohej nga qarku me një automjet tip Ford, në pronësi të vëllait të tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:20, në banesën e familjes në fshatin Zhymë. Sipas informacionit të Policisë, 45-vjeçari dyshohet se, për motive ende të paqarta, ka goditur me një mjet metalik prerës, sqepar, nënën e tij, Fanije Dalladaku, 80 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Gjithashtu, babai i autorit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie rrethuan zonën, ngritën pika kontrolli dhe nisën ndjekjen e autorit, i cili paraqiste rrezikshmëri edhe për banorët e tjerë.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariatit të Policisë Lushnjë, 45-vjeçari u lokalizua pranë Spitalit Memorial në Fier dhe u vu në pranga rreth një orë pas ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Autori i dyshuar është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, së bashku me automjetin që drejtonte.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave dhe motivit të këtij krimi të rëndë.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button