Aksident i rëndë pranë rrethrrotullimit të Plukut, “Ford”-i përplaset me murin dhe përmbyset
Një aksident ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Plukut, në basenin e autostradës në Lushnjë.
Mësohet se një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një biznesi, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi. Pas disa rrotullimeve, automjeti ka përfunduar i përmbysur në njërën anë të rrugës.
Drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, pasi ambulanca e mbërritur në vendngjarje i ka dhënë ndihmën e parë dhe e ka transportuar për trajtim mjekësor.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së Qarkullimit, të cilat po dokumentojnë rrethanat e aksidentit dhe po menaxhojnë trafikun. Ndërkohë, Policia Shkencore po kryen ekspertizën për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se automjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa drejtuesi mund të ketë humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me objektet anës saj.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.




