KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në aksin Fier–Lushnjë, automjeti përmbyset në rrugë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier–Lushnjë, në vendin e quajtur Mbrostar Ura.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin, duke shkaktuar përmbysjen e tij në rrugë.
Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi. Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.




