KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në aksin Fier–Patos/ Makina përplas biçikletën në Portëz, i plagosuri dërgohet me urgjencë drejt Spitalit Rajonal
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në vendin e quajtur Portëz, ku një person që udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet.
Si pasojë e përplasjes, biçiklisti ka rënë në tokë duke pësuar dëmtime, ndërsa është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.




