RAJONISTAR CHANNEL

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë. Ndodhej në Greqi për shërbimin përkujtimor të fëmijës së saj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik, ku një grua 59-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në zonën e Evosmos.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, viktima, e cila jetonte në Gjermani, ishte denoncuar si e zhdukur nga një shoqe e saj e ngushtë, e cila nuk kishte mundur të lidhej me të. Kjo e fundit ka njoftuar policinë, e cila më pas ka ndërhyrë në banesën në rrugën Arrianou.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kontrollit, 59-vjeçarja u gjet gjysmë e zhveshur, me një rrip të mbështjellë rreth qafës, çka ka ngritur dyshime të forta për një vdekje të dhunshme.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në vendngjarje ndodhet një mjek ligjor, ndërsa hetimet paraprake janë marrë përsipër nga strukturat përkatëse të hetimit të krimit të organizuar.

Reklama në FieriWeb

Mësohet se gruaja kishte ardhur në Greqi për një shërbim përkujtimor për fëmijën e saj dhe kishte paguar paraprakisht për blerjen e banesës ku u gjet e pajetë.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Related Articles

Back to top button