KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në aksin Fier–Vajkan, 2 të plagosur te Ura e Mbrostarit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, 15 gusht, në aksin rrugor Fier–Vajkan, në vendin e quajtur Ura e Mbrostarit.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, shkuam në vendngjarje, ku konstatuam përplasjen mes një automjeti tip Fiat, me drejtues shtetasin L. Xh., dhe një automjeti tip Volkswagen.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Drejtuesit të automjetit Fiat iu krye testi i alkoolit, i cili rezultoi 0.00 mg/l.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur 2 persona, drejtuesi i automjetit Volkswagen, shtetasi E. T., dhe djali i tij i mitur. Të dy janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga informacionet e para të siguruara, të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button