KRONIKËSTAR CHANNEL

Tentoi të vriste me armë një 50-vjeçar, identifikohet autori i dyshuar i ngjarjes në Elbasan! Policia: Sekuestrohet arma

Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 50-vjeçar në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “28 Nëntori”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Mësoshet se autori i dyshuar i ngjarjes është 52-vjeçari, Poli Borici.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:00, kur Policia ka marrë njoftim se një shtetas kishte tentuar të vriste me armë zjarri shtetasin E. K., 50 vjeç. Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kanë nisur veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e shtetasit P.B; 52 vjeç, i dyshuar si autor i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Gjatë veprimeve të kryera në terren, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se 52-vjeçari ka tentuar të qëllojë 50-vjeçarin.

Reklama në FieriWeb

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button