BOTASTAR CHANNEL

Zjarret në Shqipëri/ Reagon presidentja e KE, Von der Leyen: Po monitorojmë nga afër, jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar për situatën e zjarreve në Evropë, duke përmendur edhe Shqipërinë në mesin e vendeve që po përballen me vatra zjarri.

Në një postim në rrjetin social X, ajo bëri të ditur se BE-ja po monitoron situatën dhe se sistemi satelitor Copernicus po mbështet operacionet e hartëzimit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ajo shton se Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile është në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë vendeve që kanë nevojë.

“Evropa mbetet në gatishmëri të lartë për zjarret masive. Presioni po rritet në Shqipëri, Belgjikë, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë. Sistemi ynë satelitor Copernicus po mbështet tashmë operacionet e hartëzimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përmes Qendrës së Emergjencave, Evropa po monitoron nga afër zjarret në të gjithë kontinentin. Dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile është aty sa herë që një vend kërkon solidaritetin e Evropës”, shkruan Von der Leyen.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button