KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në aksin Krutje–Pushimi i Shoferit, automjeti përfundon në kanal me ujë

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në aksin Krutje–Pushimi i Shoferit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal me ujë anës rrugës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, i cili udhëtonte së bashku me djalin e tij të mitur, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit, duke mos arritur ta mbajë në karrexhatë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Fatmirësisht, menjëherë pas aksidentit kanë ndërhyrë dy banorë të zonës, të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e babait dhe djalit nga automjeti. Të dy kanë shpëtuar pa lëndime serioze.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Rrethanat e plota të aksidentit po hetohen nga autoritetet përkatëse.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button