KRONIKËSTAR CHANNEL
Enea Mekolli bie në krye të detyrës, familja kishte humbur më parë edhe djalin tjetër polic

Efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, 34 vjeç dhe baba i një fëmije të vogël, ka humbur jetën gjatë një operacioni policor për arrestimin e të shumëkërkuarit Violand Braçellari në zonën e Lozhanit të Maliqit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, ku efektivi Mekolli u qëllua me armë zjarri dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Tragjedia për familjen Mekolli është edhe më e rëndë, pasi sipas informacioneve, edhe vëllai i tij, po ashtu punonjës policie, ka humbur jetën më herët.
Familja Mekolli ka humbur kështu dy djem të veshur me uniformën e Policisë së Shtetit, duke lënë pas një dhimbje të thellë.




