KRONIKËSTAR CHANNEL

Vetëm 15 ditë i lirë nga burgu, v*itet në pritë 55-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Xhafzotaj të Durrësit, ku 55-vjeçari Arben Tollia është vrarë me armë zjarri pranë banesës së tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, viktima është qëlluar me breshëri automatiku teksa po kthehej në shtëpi, në afërsi të shkollës 9-vjeçare të fshatit. Dyshohet se autorët e kanë pritur për një kohë pranë zonës dhe në momentin që ai është afruar, një person ka zbritur nga një automjet dhe ka hapur zjarr në drejtim të tij.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

55-vjeçari ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Arben Tollia kishte dalë nga burgu vetëm 15 ditë më parë, pasi përfitonte nga amnistia, ndërsa rezulton i dënuar më herët për vepra penale të rënda, përfshirë përdhunim, sipas të dhënave të bëra publike.

Reklama në FieriWeb

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë dhe po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të motivit të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button