KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në autostradën Fier–Lushnjë, çift bashkëshortësh përfundon në spital
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në autostradën Fier–Lushnjë, në zonën e kthesës së Vajkanit. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh që udhëtonin në njërin prej mjeteve, i cili pas aksidentit ka përfunduar jashtë rruge. Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një “Fiat Panda”. Nga përplasja, automjeti tip Benz ka përfunduar në kanal, ndërsa mjeti tjetër ka pësuar dëmtime materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.




