KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në autostradën Levan–Tepelenë, përplasen kokë më kokë dy automjete, plagosen dy persona
Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si Poçem.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete tip “Ford” janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë siguruar zonën dhe po menaxhojnë qarkullimin rrugor për të shmangur incidente të tjera.
Në ndihmë të të lënduarve ka shkuar një autoambulancë, e cila i ka transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.




