EKZEKUTOHET ME ARMË ZJARRI 40-VJEÇARI NË KURBIN, NDËRRON JETË GJATË TRANSPORTIMIT PËR NË SPITAL
Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e së enjtes qytetin e Kurbinit, ku një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë.
Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 22:10 është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj., i njohur edhe me identitetet I.L., I.K. dhe I.N. Pas plagosjes, ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.
Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie mbërritën në vendin e atentatit dhe nisën kontrolle intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, administrimin e provave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve.




