KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në autostradën Lushnjë–Fier, një automjet përmbyset në anë të rrugës

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lushnjë–Fier, pranë fshatit Bishqethëm. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë, një prej tyre ka përfunduar e përmbysur në anë të autostradës.

Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “”

Related Articles

Back to top button