KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në autostradën Lushnjë–Fier, përplasen një Volkswagen dhe një minifurgon te “Pushimi i Shoferit”, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e njohur si “Pushimi i Shoferit”, në autostradën Lushnjë–Fier.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, që po hynte në autostradë nga rruga dytësore, është përplasur me një minifurgon që po lëvizte në drejtim të Fierit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si pasojë e përplasjes, është plagosur drejtuesi i Volkswagen-it, i cili është transportuar në Spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po menaxhojnë qarkullimin e automjeteve dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb

Kryqëzimi te “Pushimi i Shoferit” është konsideruar prej vitesh një nga pikat më problematike në këtë aks rrugor, ku janë regjistruar vazhdimisht aksidente.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button