KRONIKËSTAR CHANNEL

Arrestohet polici bashkiak në Vlorë, aksidentoi një 13-vjeçar në vijat e bardha

Një efektiv i Policisë Bashkiake të Vlorës është arrestuar pasi dyshohet se aksidentoi një 13-vjeçar, i cili po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen “28 Nëntori”, ku automjeti i Policisë Bashkiake, i drejtuar nga shtetasi me inicialet G. H., dyshohet se po qarkullonte në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor dhe pa respektuar kufizimet e shpejtësisë. Si pasojë, automjeti përplasi 13-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime në trup dhe në kokë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

I mituri u transportua fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas u dërgua drejt Spitalit të Tiranës për trajtim më të specializuar.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Pas kryerjes së veprimeve procedurale dhe këqyrjes së rrethanave të aksidentit, Policia e Shtetit konstatoi shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i automjetit. Për këtë arsye, gjatë mbrëmjes efektivi i Policisë Bashkiake u shoqërua në komisariat dhe u arrestua, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button