KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në Fier pranë shkollës “Jakov Xoxa” – Përplasen 4 automjete, dy persona dërgohen në spital

Fier, 29 Maj 2025 – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme pranë shkollës artistike “Jakov Xoxa” në qytetin e Fierit, ku janë përplasur katër automjete.

Reklama në FieriWeb

Si pasojë e përplasjes janë lënduar dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga njëri prej drejtuesve të mjeteve.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Nga përplasja janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në automjetet e përfshira, ndërsa trafiku në zonë është rënduar përkohësisht.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Ngjarja po ndiqet në vijim nga autoritetet dhe priten informacione të mëtejshme për gjendjen e të lënduarve dhe përgjegjësitë për aksidentin.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button