KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në kthesën e Goriçajt në Lushnje, përplasen dy mjete/ Tre të plagosur, një në gjendje më të rëndë

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë, 20 prill, në zonën e kthesës së Goriçajt, në aksin Pushimi Shiferit-Divjakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si pasojë e përplasjes, një prej mjeteve ka përfunduar në kanalin me ujë, ndërsa automjeti tjetër, i ngarkuar me fidanë pemësh, ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e përparme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona, njëri prej të cilëve raportohet në gjendje më të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Lushnjes, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. Mjeti i ngarkuar me fidanë dyshohet se ka tentuar të kryejë kthesë, ndërsa automjeti tjetër ka bërë një parakalim të gabuar.

Reklama në FieriWeb

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button