KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, plagoset një 74-vjeçar, dërgohet në spitalin e Fierit
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër, ku një automjet ka përplasur një këmbësor 74-vjeçar.
Sipas informacionit paraprak, automjeti drejtohej nga një 58-vjeçar, i cili ka aksidentuar këmbësorin A. Sh., banues në fshatin Levan.
I moshuari është transportuar në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Nga testi i alkoolit rezultoi se ai nuk kishte konsumuar alkool.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.




