KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në unazën e Patosit, plagosen një grua dhe dy fëmijë
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e Patosit, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Benz”, me drejtues shtetasin me iniciale L. M., dhe një automjet tip “Citroen”, me drejtues shtetasin me iniciale T. M.
Si pasojë e përplasjes së fortë, janë lënduar bashkëshortja dhe fëmijët e drejtuesit të mjetit “Citroen”. Dy autoambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe i kanë transportuar të plagosurit drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendin e aksidentit ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.




