KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në unazën lindore të Fierit/ Automjeti përplaset me një banesë, plagoset rëndë një i mitur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në unazën lindore të qytetit të Fierit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Ford” ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një banesë në anë të saj.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur një i mitur, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit. Për shkak të dëmtimeve të marra, ai është futur menjëherë në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë, është punuar edhe për normalizimin e qarkullimit në segmentin rrugor ku ndodhi ngjarja.

Reklama në FieriWeb

Gjendja shëndetësore e të miturit mbetet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button