KRONIKËSTAR CHANNEL

Dhunuan 17-vjeçaren në Fier, jepen masat për të dyshuarat, njëra prej tyre urdhërohet të shtrohet në spital psikiatrik

Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për tre të dyshuarat lidhur me ngjarjen e dhunës ndaj një 17-vjeçareje në Fier, e cila u bë publike përmes rrjeteve sociale.

Me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasen L.L., “Arrest në shtëpi” për të miturën K.G., ndërsa për të miturën M.R., në konflikt me ligjin, u vendos “Shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik”.

Reklama në FieriWeb - “”

Tre të dyshuarat po hetohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë së Fierit, hetimet për procedimin penal nr. 1094/2026 kanë evidentuar fakte që kanë ngritur dyshimin e arsyeshëm për përfshirjen e tyre në ngjarjen ku një e mitur u dhunua, pamjet e së cilës u shpërndanë në rrjetet sociale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe administratorëve të faqeve online që të shmangin publikimin apo shpërndarjen e pamjeve dhe të dhënave që mund të çojnë në identifikimin e të miturve të përfshirë në këtë ngjarje.

Prokuroria e Fierit deklaron se hetimet do të vijojnë dhe opinioni publik do të informohet për zhvillimet e mëtejshme, në respekt të sekretit hetimor dhe të drejtave të të miturve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button