KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident tragjik në Levan, me një humbje jete dhe disa të plagosur – arrestohet drejtuesi i mjetit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin tragjik të ndodhur ditën e djeshme, në rrethrrotullimin e fshatit Levan.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasit I. P., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur mjetin me drejtues shtetasin K. B., 51 vjeç, banues në Peqin, i cili për fat të keq humbi jetën në vendngjarje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si pasojë e përplasjes, mbetën të plagosur edhe vetë shtetasi I. P., si dhe 4 pasagjerë që ndodheshin në dy automjetet e përfshira në aksident. Dy prej të dëmtuarve, pasi morën ndihmën mjekësore në spital, janë larguar në banesë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet procedurale në lidhje me këtë ngjarje iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button