KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 27 gusht, në aksin rrugor që lidh Fishtën me aksin Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” është përplasur me monopatinën me të cilin po lëvizte i mituri. Përplasja ka qenë e fortë dhe, pavarësisht transportimit me urgjencë drejt spitalit, 12-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Reklama në FieriWeb - “”

Drejtuesi i automjetit tip “Audi” udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Fishtës, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të mitur. Pas përplasjes, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ku fatmirësisht asnjë nga personat brenda mjetit nuk kanë pësuar dëmtime.

“Rreth orës 20:10, në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, në fshatin Fishtë, automjeti me drejtues shtetasin E. K., rreth 33 vjeç, ka aksidentuar një të mitur, rreth 13 vjeç, i cili lëvizte me monopatinë. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka ndërruar jetë. Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, dinamikës dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button