KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksidentet rrugore rriten me 17.9% në prill, 194 të plagosur dhe viktima në një muaj – Tirana qarku më problematik, pasuar nga Vlora

Aksidentet rrugore në vend kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit prill 2026, pas një periudhe relativisht të qëndrueshme në fillim të vitit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në prill janë regjistruar 132 aksidente rrugore në të gjithë vendin, nga 112 që ishin në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 17.9%.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Edhe pasojat në njerëz janë përkeqësuar ndjeshëm. Gjatë këtij muaji, 194 persona kanë mbetur të vrarë ose të plagosur nga aksidentet rrugore, nga 162 një vit më parë, që përbën një rritje prej 19.8%.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Tirana, qarku më problematik

Reklama në FieriWeb

Tirana rezulton qarku me numrin më të lartë të aksidenteve, me 60 raste në prill 2026, nga 34 që ishin një vit më parë. Po ashtu, është rritur ndjeshëm edhe numri i të aksidentuarve, nga 48 në 78 persona.

Rritje e fortë në Vlorë

Në Vlorë situata paraqitet gjithashtu e rënduar, ku aksidentet janë dyfishuar, nga 6 në 14 raste. Numri i të plagosurve dhe viktimave është rritur ndjeshëm, duke kaluar nga 6 në 25 persona.

Ndërkohë, në disa qarqe të tjera si Durrës, Shkodër, Lezhë dhe Berat, është raportuar një situatë më e qetë krahasuar me prillin e vitit të kaluar.

Shkaqet dhe oraret më problematike

Sipas INSTAT, 89.4% e aksidenteve gjatë prillit janë shkaktuar nga sjellja e drejtuesve të mjeteve. Grupmosha më e prekur rezulton 25–34 vjeç, ndërsa orari më i rrezikshëm është nga ora 19:00 deri në 24:00, periudhë në të cilën ndodhin 30.3% e aksidenteve totale.

Pavarësisht rritjes së prillit, bilanci i katërmujorit të parë të vitit 2026 mbetet thuajse i pandryshuar, me 414 aksidente të regjistruara gjithsej, vetëm një më shumë se një vit më parë, ndërsa 585 persona kanë mbetur të prekur nga aksidentet rrugore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button