KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksidenti tragjik në Korçë, 3-vjeçari humbi jetën, nëna në spital/ Banorët: Dëgjuam zhurmën, pashë fëmijën të shtrirë… E ëma qante mbi të

Një aksident tragjik ndodhi ditën e sotme në Korçë ku një 3-vjeçar humbi jetën dhe një 44-vjeçare u lëndua.

Fqinjët kanë folur të tronditur, ndërsa janë shprehur se kanë dëgjuar zhurmën dhe më pas kanë parë fëmijën të shtrirë.

Reklama në FieriWeb - “”

“Dëgjova zhurmën. Sapo ikën nga shtëpia ime dhe dëgjova zhurmën që krisi, dy zhurma të mëdha krisën. E dëgjova, erdha në moment këtu, kur pashë fëmija ishte shtrirë në xhade. E ëma po qante mbi fëmijën, e mbuluar komplet me baltë. Edhe e ndihmuam. I hodhëm ujë fëmijës, po ai nuk reagonte. Atje ishte edhe drejtuesi i mjetit. Po rrinte me ne, çfarë të bënte? Të tërë aty në kokë ishim”, u shpreh një banore.

Gjithashtu kanë ngritur shqetësimin për aksin rrugor Korçë–Ersekë, në fshatin Kamenicë, pasi theksojnë se ka shumë probleme dhe se shpesh bëhen aksidente tragjike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button