Fier | Policia Rrugore intensifikon kontrollet, 14 shtetas të proceduar gjatë javës
Policia Rrugore në Fier ka shtuar monitorimet në akset kryesore rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në qarkullim.
Gjatë kësaj jave, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, janë proceduar penalisht 14 shtetas, ku 5 prej tyre janë arrestuar në flagrancë pasi drejtonin automjetin në gjendje të dehur, ndërsa 9 drejtues të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Në kuadër të kontrolleve parandaluese të ushtruara në rrugët urbane dhe ato rurale, janë vendosur gjithsej:
- 700 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë;
- 60 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit;
- 20 masa për xhama të errësuar mbi normat e lejuara;
- 475 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu, janë sekuestruar 12 motomjete pa dokumentacion dhe pa targa përkatëse.
Policia Rrugore Fier apelon për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit, duke theksuar se zbatimi i tyre mbetet thelbësor për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.




