KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i Saukut, policia jep detaje të reja: Dy viktimat ishin shtetas të huaj, 28-vjeçari i plagosur jashtë rrezikut për jetën
Policia e Tiranës ka dhënë një informacion shtesë lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, në zonën e Saukut, ku humbën jetën dy persona.
Sipas njoftimit zyrtar, janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin pompë betoni. Viktimat janë shtetas të huaj:
- M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
- M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili ndërroi jetë në spital, pavarësisht ndihmës së marrë nga mjekët.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, po merr trajtim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërsa priten edhe rezultatet e hetimeve për dinamikën e përplasjes.




