KRONIKËSTAR CHANNEL

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton familjen me 5 anëtarë pranë plazhit të Jalës

Një familje me pesë anëtarë është shpëtuar nga Policia Kufitare në Himarë, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt gjatë natës si pasojë e motit të keq, duke i lënë në rrezik në det.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit zyrtar, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, Policia u njoftua se një mjet lundrues në afërsi të plazhit të Jalës kishte mbetur në det për shkak të një defekti të shkaktuar nga kushtet e pafavorshme atmosferike dhe personat në bord kërkonin ndihmë urgjente.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Menjëherë u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare me mjetin e tyre lundrues, të cilat pas kërkimeve në det arritën të lokalizonin mjetin. Në bord ndodheshin pesë shtetas, një çift bashkëshortësh dhe tre fëmijët e tyre.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Familja u transportua në mënyrë të sigurt drejt Pikës së Kalimit Kufitar Himarë, ku të gjithë rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore.

Reklama në FieriWeb

Pesë anëtarët e familjes falënderuan efektivët e Policisë Kufitare për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar gjatë operacionit të shpëtimit.

Policia Kufitare apelon për respektimin e rregullave të lundrimit, përdorimin e pajisjeve të sigurisë dhe shmangien e lundrimit në kushte të rrezikshme atmosferike, me qëllim parandalimin e ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetën në det.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button