AKTUALITET

Aksion “blic” i policisë në Elbasan, i vihet në ndjekje “Porsche-it” dhe “Audi-t” luksoz, dyshonin se fshihej Erjon Llapushi që vrau kryekamarierin


Erjon Llapushi është në kërkim nga policia, pasi akuzohet se vrau kryekamarierin në restorantin “Fish City” në Labinot, në qytetin e Elbasanit. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Lidhur me këtë Policia i është vënë në ndjekje sot dy mjeteve luksoze “Porsche” dhe “Audi” në unazën e qytetit, të cilat vinin nga Pogradeci.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Efektivët kishin marrë informacion se në njërën prej makinave po lëvizte i shumë-kërkuari Erjon Llapushi, i cili i mori jetën kamarierit Gazment Kurmaku, por pas kontrollit rezultoi se Llapushi nuk ndodhej në asnjërën nga dy mjetet e lartëpërmendura.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pak javë më parë, ku 50 vjeçari Gazment Kurmaku u godit me thikë nga Erjon Llapushi gjatë orarit të punës, pas një konflikti të çastit në restorantin “Fish City” në  Labinot, Elbasan. Si pasojë e plagëve të rënda, Kumaku ndërroi jetë disa ditë më vonë në spitalin e Traumës.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button